Informohu në çdo moment.

May 8, 2019

Bëhuni gati, Ulpiana-Dardana luhet të hënën!

E hëna sjellë super-derbin e ligës së dytë Ulpiana-Dardana, takimi ka shumë vlerë pasi fituesi do rrëmbejë vendin e parë në tabelë.


Ulpiana me të gjitha fitore në pranverë dhe me sulmin më të mirë në ligë përballet me Dardanën nga Kamenica e cila për momentin bartë pozitën e parë në tabelë me vetëm dy pikë më shumë se lipjanasit, Dardana që ka mbrojtjën më të mirë në këtë divizion ka ngecur në pranverë vetëm në takimin me Minatorin ku barazoi pa gola 0-0.

Lipjanasit llogaritën me të drejtë favorit në këtë takim pasi seria prej 100% e fitoreve në pranverë i ka rritur moralin por edhe ka rritur shikueshmërinë në shkallët e stadiumit "Sami Kelmendi", ndërsa skuadra nga Kamenica do mundohët të bëjë befasinë duke u mbështetur në eksperiencën e Liridon Kukajt dhe kapitenit Zubaku.

Nga stafi i klubit Lipjanas është premtuar organizim perfekt, ndërsa skuadra është e gatshme për këtë ndeshje vendimtare dhe ka optimizëm të madh për fitore.

Formacionet e mundshme:
KF Ulpiana (4-4-2): Miftari(portjer)/ Abazi, Makolli, Ahmeti, Emini(c)/ Hasani, Baftiu, Bekteshi/ Musliu Kelmendi, Misini

KF Dardana (4-3-3): Behrami(portjer)/ Demaj, Kukaj, Kastrati, Azemi/ Ahmeti, Zubaku(c), Zogiani/ Huruglica, Mendesz, Mulaku

"Tigrat" pritët të jenë prezentë në këtë sfidë me numër rekord ndërsa interesim të madh ka edhe nga shikuesit e thjeshtë pavarësisht që kjo ndeshje luhet në një ditë pune, në anën tjetër edhe "Dardanët" e Kamenicës do udhëtojnë të organizuar por në shkallët e stadiumit modern "Sami Kelmendi" ka vend vetëm për një numër minimal të tifozëve musafir.

Ndeshja fillon nga ora 16:00 të hënën e 12 Majit dhe do jetë sigurisht një nga ndeshjet më të bukura të sezonit në këtë ligë nëse jo më e mira.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments