Informohu në çdo moment.

May 9, 2019

Disa nga arsyet që Lipjanit i duhet dhe e meriton një ekip futsalli.

Lipjani njihet në mbarë Kosovën për kualitetin që ka në futboll të vogël e për më tepër në këtë qytet organizohet edhe Liga Total liga më e fortë e futbollit të vogël në Kosovë në të cilën luajnë afërsisht 300 lojtarë.

Të kesh pasur aq shumë legjenda në parket, beton, e fushë artificiale dhe të mos kesh patur kurrë një ekip në elitën e futsallit kosovar kjo është e quditshme dhe nuk ndodh shpesh, por ka ndodhur tek qyteti i Lipjanit.

Ky qytet ka pasur gjithnjë ekipe të mira dhe lojtar fenomenal por fatkeqësisht ata nuk kan mundur asnjëher të bartin fanellën e ekipit të qytetit dhe të përfaqësojnë Lipjanin në ligën shtetërore të futsallit.

Disa lojtar Lipjanas kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e superligës së futsallit (Kemajl Gashi, Bujar Sinani) por të tjerët nuk e kanë pasur fatin e njejtë me ta dhe nuk kanë arritur ti shpalosin vlerat të cilat ata i kan edhe atë krejt kjo sepse Lipjani nuk ka pasur ekip të futsallit.

Lajm24 paraqet për ju disa arsye se pse ky qytet e meriton ta ketë skuadrën e tij, si dhe më poshtë edhe si do dukej kjo skuadër nëse do të egzistonte.

Arsye ka të shumta se pse kjo komunë duhet të jetë e paraqitur në elitën e futsallit, ndër to ja vlenë të përmendim disa.

1. Liga Total- Kjo ligë ka kontribuar shumë në zbulimin dhe ndërtimin e talentëve të rinjë Lipjanas dhe gjithashtu edhe në rritjen e vlerave të tyre në krahasim me qytetet e tjera të rajonit, rreth 300 lojtar që luajnë vazhdimisht gjatë qdo sezoni do e kishin bërë këtë ligë fabrikën më të madhe që klubi i futsallit të Lipjanit do kishte.

2. Sponzorët e shumtë- "Firmat e mëdha" të qytetit kanë treguar vazhdimisht që e dojnë sportin e në veçanti futbollin e vogël, kompani gjigante vendore si 7 Vëllezërit Center, Centrum, Tafa Tori, Mercedes Benz, Stublla, Ardeno, Xella, Besa Komerce dhe Amre thuajse qdo herë kanë marrë pjesë në ligën total dhe kan pasur pretendime të shpallën aty kampion mirpo fatkeqësisht asnjëher nuk i ka shkuar nëper mendje të krijojnë ekipin e futsallit.

3. Legjendat e qytetit- Shumë lojtar nga Lipjani kan bërë "gërrdi" në Kosovë qysh prej mbas luftes e deri më tani duke fituar qdo turnir e qdo garë ku ata kan marrur pjesë, ndër ata që ja vlen të përmenden janë padyshim Bujar Sinani, Kemajl Gashi, Nehat Flugaj, Mustafë Ismajli, Rexhep Nishori, Shqipdon Bislimi, Alban Mehmeti dhe shumë e shumë të tjerë.

Të krijosh një ekip ka dhe problemet e veta, përveq atyre financiare që do mundeshin të ndodhnin të cilat kompanit e lartë përmendura sdo i kishin aspak problem do egzistonin edhe disa probleme sportive, ekipi i futsallit nuk do kishte mundësi të llogariste në lojtarët e Ulpianës, Minatorit dhe Arbërisë pasi si liga e futsallit po ashtu edhe liga e futbollit janë nën ombrellën e FFK.

Përpjekjet e dështuara për krijimin e Lipjanit në futsall: 


1. FC Centrum- kur skuadra super e fortë e Centrumit po rendiste kupat në turnetë e organizuar atë botë në Lipjan u krijua edhe idea që kjo skuadër të paraqitej në ligën e futsallit, por fatkeqësisht kjo ide dështoi sepse kryesisht Centrum bazohej dhe kishte në përbërje "Yje" që luanin në futbollin e madh si Labinot Ibrahimi, Egzon Shabani, Amir Rrahmani e të tjerë.

2. FC Akllapi- Akllapi ishte realitet në futsallin kosovar para pak vitesh por kjo skuadër nuk arriti të zgjasë shumë në ligën e parë, kjo jo për probleme financiare pasi ato as që diskutoheshin nga Ardit Bytyqi por përshkak të organizimit totalisht të dobët.

Si do dukej Futsall Club Lipjani:


Bazuar në lojtarët aktual Lipjanas, Lajm24 ka krijuar një skuadër e cila duke u bazuar në aftësitë e tyre si dhe përvojen në futsall do arrinin të ishin pretendentë të paktën për play-off në superligë.

Ky ekip do llogariste fortë në përvojën e Kemajl Gashit, Alban Mehmetit, Bujar Sinanit, Nehat Flugajt ndërsa do kishte në përbërje edhe super-lojtar të tjerë si Behar Topalli, Rrahim Gashi, Eragon Gashi dhe Mentor Lekaj ndërsa definitivisht motorr i skuadrës do ishin "pokeri" i talentëve Lorik Buja, Besart Haziri, Liron Tasholli dhe Sokol Sahitolli. (Nga ekipi janë përjashtuar lojtarët e tri skuadrave të futbollit të madh që mund të përfshiheshin p.sh Kreshnik Bahtiri, Agon Llugiqi, Mentor Bytyqi, Shqiprim Kelmendi, por po të ishin edhe ata atëher kjo skuadër pa dyshim do ishte rival I madh për Liburnin e Mabetex Prishtinën për një vend në Champions).

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments