Minatori po zhvillon një sezon fantastik, një sezon ëndrrash ku në 26 ndeshje kan grumbulluar plotë 65 pikë dhe me pak fat mund të jenë pjesë e ligës së parë në sezonin e ardhshëm.
Ekipi i bazuar në talente të reja, kryesisht nga shkollat e futbollit më të mira të Prishtinës i ka sjellur suksese të pa imagjinueshme skuadrës së drejtuar nga Faruk Statovci, në këtë skuadër të fortë dhe ekstra të talentuar me klasin e tyre po veçohen treshja e rrezikshme e sulmit Lorik Dobratiqi, Gentrit Bislimi dhe Bekim Maliqi.
39 gola të skuadrës nga Magurja gjatë këtij sezoni janë shënuar nga kjo treshe e lojtarëve, të cilët përveq golave kanë sjellur për ekipin e "Xehëtarëve" edhe shumë asiste e depërtime por edhe spektakël të jashtëzakonshëm.
Listës së goleadorëve i prinë Gentrit Bislimi që ka shënuar plotë 18 gola me të majtën e tij të fuqishme disa nga të cilët edhe pasi u inkuadrua nga banka rezervë, numri 21 i Minatorit mund të kishte shënuar akoma më shumë nëse në skuadër nuk do kishte konkurrencë dhe ai do luante gjithmonë nga fillimi.
Përveq këtyre 18 golave në ligë, Bislimi ka shënuar disa herë edhe në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës e që ja vlen pa më dyshje të përmendet goli i tij përballë kampionit aktual të Kosovës FC Dritës.
Me 14 gola i dyti në listën e golashënuesëve tek Minatori gjendet 18 vjeçari Lorik Dobratiqi, ky lojtar luajti për skuadrën nga Magurja edhe gjatë sezonit të kaluar dhe ka qenë shtyllë kryesore në ngritjën e Minatorit në nivelet e larta që klubi është sot, kualitetet e Dobratiqit njihen mirë nga trajneri Statovci pasi që të dy punojnë së bashku që moti kohë.
I fundit nga kjo treshe po jo më pak i rëndësishmi është 17 vjeçari Bekim Maliqi, talenti i ri ka shpërthyer këtë edicion për "Xehëtarët" duke treguar kualitetin e tij të jashtëzakonshëm, mosha e re si dhe konkurrenca e ashpër sidomos në fazën e sulmit e bënë që ai ndoshta të mos ketë të gjithë minutat e mundshme në këmbë por Beki sa herë që futet në lojë ndryshon gjithqka në favor të Minatorit.
Maliqi ishte fitues i superligës së Juniorëve kur barte fanellën e 2 Korrikut gjatë sezonit të kaluar.

