Informohu në çdo moment.

May 12, 2019

Deklaratë për shtyp nga KF Ulpiana, para takimit me Dardanën

Komunikate per shtyp KF ULPIANA. 


E HËNË 13.05.2019  ora  16:00 , stadiumi Sami Kelmendi – Lipjan 

KF ULPIANA – KF DARDANA 

Te nderuar futbolldashës nga të gjitha viset e Kosovës, të nderuar qytetarë të Lipjanit, të nderuar Ultras Tigrat, të nderuar media të shkruara dhe ju elektronike. Ju njoftojmë që ditën e Hënë me datën 13,05,2019 nga ora 16:00 në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan, skuadra e qytetit KF Ulpiana zhvillon ndeshjen vendimtare të këtij kampionati kundër liderit KF Dardana. Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në ndeshjen më të rëndësishme të këtij kampionati garues në Ligën2 Grupi B, ndeshje kjo që thuajse do të vendosë skuadrën që do të futet direkt në Ligën e I-rë të Republikës së Kosovës. Deri këtu klubi ynë arriti me shumë punë, përkushtim e shumë sakrifice nga të gjithë pjesëtarët e klubit dhe pa ndihmën e askujt tjetër, andaj ju ftojmë të gjithëve që të jeni prezent të përkrahni klubit e qytetit dhe të shijoni atmosferën që do të dhurojë ky derbi i zjarrtë.

Ne si klub shpresojmë dhe besojmë fuqishëm që të gjithë akterët e kësaj ngjare do të jenë fer dhe korrekt duke filuar nga tifozët, futbollistët, trajnerët dhe të gjithë ata që ditën e Hënë do të jenë prezent në këtë ndeshje. LE TË FITOJË MË I MIRI. LE TË FITOJË FUTBOLLI. 


FORCA ULPIANA

ME RESPEKT 

KF ULPIANA 1926

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments