Informohu në çdo moment.

May 4, 2019

"Rrebeshi i gurëve" në Kaqanik përpak sa nuk e lenë pa sy talentin e Minatorit (Foto)

Minatori vuajti sot për të marrë një  fitore të pastër 2-0 kundër Sharrit në Kaqanik, Minatori se pati problem  të fitonte në fushë pasi Sharri përball tyre ishin dukshëm inferior mirpo telash të madh doli të jetë tifozeria dhe shikuesit nga Kaqaniku.

Goli i parë i Minatorit i shënuar nga Dobratiqi krijoi kaos të madh tek tifozët dhe stafi vendas  të cilët  po humbnin "preminë" e madhe të premtuar për ta nga rivali i Minatorit skuadra tjetër nga i njejti qytet si Sharri, Lepenci.

Që nga ai gol e më tutje lojtarët e Minatorit duke përfshirë dhe bankën rezervë e stafin e skuadrës nga Magurja u bënë cak i sulmeve me gurë nga shikuesit vendas, gjestë ky i cili na bënë të rikujtojmë periudhën kur futbolli i Kosovës ishte i izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e Europës.

Rreth aksidentit disa fjalë tha edhe Erind Bardhi, njëkohësisht njëri nga pjestarët më të lartë të stafit të Minatorit i cili tha se zoti dhe fati ishin me ta që nuk pësuan ndonjë lëndim më të madh, "Patëm fat që shpëtuam pa ndonjë lëndim të rëndë, fatkeqsisht Bekimi pësoi një lëndim në sy mirpo besoj që nuk do ketë ndonjë problem serioz, gjithqka filloi kur ne shënuam golin e parë edhe banka edhe lojtart brenda n fushë jemi sulmuar me gurë". - tha Bardhi për Lajm24.

Nga sulmet e tifozëve vendas lojtarët e Minatorit pësuan disa lëndime kryesishtë të lehta, teksa më i pa fati qëlloi të jetë një nga talentët më të mëdhenjë të skuadrës Bekim Maliqi i cili njejtë siq e ka edhe emrin doli të jetë i bekuar pasi përpak sa nuk mbeti pa sy.(Foto e Maliqit me sy me fashë më poshtë)

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments