Djemtë e ri të Minatorit luajtën sot një ndër sfidat më të vështira në karrierën profesionale, fatmirsisht ata dolën fitimtar edhe nga fusha e blertë por edhe nga presioni dhe sulmet e shumta në drejtim të tyre nga i tërë klubi i Lepencit.
Trajnera, Drejtora, Lojtarë, Tifoza e madje edhe mjektë e klubit të Lepencit ishin të pranishëm në sfidën Sharri-Minatori që u luajt sot në Kaqanik, sulme dhe kërcnime të shumta pati në drejtim të skuadrës nga Magurja por të përhershmit Lorik Dobratiqi dhe Gentrit Bislimi shënuan duke i lënë rivalët nga Kaqaniku me gishta në gojë.
Minatori sot tregoi se janë të pandalshëm dhe nuk bien prehë e kërcënimeve e as e sulmeve nga qfardo rival, me fitorën e sotme skuadra nga Magurja pret e qetë sfidat e nesërme të Ulpianës dhe Dardanës duke shpresuar në një hap të tyre fals.
Hera e fundit dhe e vetmja gjatë këtij sezoni në të cilën Minatori u mposht ishte ajo e para 2 muajve në të cilën të përgjysmuar dhe pa "yllin" Dobratiqi dolën të humbur, që nga atëher Minatori nuk ka toleruar askënd që i ka dalur përpara duke barazuar vetëm në Kamenicë kundër liderit Dardanës e duke fituar të gjtha sfidat e tjera.
Detaje dhe intervista me akterët kryesorë të ngjarjës së sotme do vijnë në orët në vazhdim, pasi për momentin skuadra nga Magurja janë duke udhëtuar dhe nuk i kanë kushtet ideale për të treguar ngjarjën në detaje.

