Informohu në çdo moment.

May 3, 2019

Mercedes - Bujani, finale para finalës në Liga Total

Ky vikend sjell në Liga Total për herë të parë ndeshjën Mercedes Benz - Bujani, një sfidë të re derbi në futbollin lipjanas.

Bujani me vetëm një humbje në shtatë javë do mundohët ti shkaktojë humbjën e parë Mercedesit dhe ti rrëmbejë atyre pozitën e parë në tabelë.

Kjo ndeshje pritet me interes të lartë në të dy kampet sikurse tek Bujani po ashtu edhe tek skuadra e Mercedes, dhe pritët që të dy ekipet të kenë në dispozicion të gjithë lojtarët e tyre më të mirë, Bujani do kërkojë të thyejë mbrojtjën e fortë të Mercedesit dhe portën e Petrit Budakovës me anë të sulmit të tyre të frikshëm në krye me Taulant Bujën.

Sulmi i Mercedes ka qenë i hatashëm këtë sezon duke regjistruar plotë 39 gola në 7 takime apo thënë më saktë afërsisht 6 gola për ndeshje me Kelmendin dhe Bytyqin që së bashku kan realizuar plotë 19 gola, ndërsa tek Bujani më së shumti rrjeta ka tundur sulmuesi Buja plotë 6 nga 22 sa ka shënuar komplet skuadra.

Formacionet e mundshme:
(Mercedes) Petrit Budakova, Ardit Bytyqi, Leonis Gashi, Mentor Bytyqi, Sh Kelmendi, Masar Lohaj
(Bujani) Faruk Mehmeti, Lavdim Gashi, Halim Halimi, Behar Topalli, Halit Salihu, Taulant Buja

Ndeshja në fjalë luhet nga ora 21:10 dhe mbyll gjiron e tetë të takimeve në Liga Total.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments