Informohu në çdo moment.

May 3, 2019

5 Favoritët e turneut "Xhavit Kozhani", një javë para fillimit të tij.



Ky edicion i turnirit "Xhavit Kozhani- Burgija" do jetë jubilar pasi është 20 vjetori i rënies së dëshmorit.

Lajm24 ka përgaditur një artikull në të cilin tregon dhe prognozon 5 skuadrat e mundshme favorite të cilat sipas të gjitha gjasave do jenë pjesë e turnirit.

1. 7 Vëllezërit - skuadra e udhëhequr nga Fadil dhe Tahir Sopa do kërkoj mbrojtjën e titullit të fituar gjatë sezonit të kaluar, ende nuk dihet se kush do jetë pjesë e skuadrës mirpo thuajse e sigurt është se kjo skuadër do ketë yje në mesin e saj.


2. Electro Ari - vjet ishin fitues të turnirit të dytë më të madh në Lipjan "Ismail Luma- Altini", ndërsa këtë vit ata do provojnë të triumfojnë edhe në turneun më të madh e më të famshëm në Lipjan.
Me një përbërje  të mrekullueshëm lojtarësh me përvojë dhe disa talenteve të rinjë, Electro Ari me të drejtë mund të konsiderohët favorit i madh.

3. Mercedes(Akllapi) - Ardit Bytyqi dhe ekipi i tij kanë marrur qdo herë pjesë në këtë garë, ata gjithmonë janë futur si favoritë pavarësisht se disa herë kan arritur në finale e disa herë kan zhgënjyer.

4. Behar Topalli me shokë - nuk dihet ende se qfarë skuadre do përfaqësojnë edhe pse gjasat më të mëdha janë që ata të luajnë për "Të Kuqtë" e Sport Bar Te Sokoli, vjetë ishin nën kampion dhe u mposhtën në finale nga 7 Vëllezërit ndërsa sivjet objektivi tyre do jetë triumfi.

5. Yjet - për nga kualitati ndoshta janë skuadra më e fortë në këtë turne e në qdo garë tjetër në Lipjan duke përfshirë edhe Ligën Total, mirpo e vërteta është që Yjet në këtë qytet nuk arrijnë asnjëher të shkëlqejnë, vitin e kaluar kishin në përbërje lojtarë si Ramadan Alaj, Labinot Jetullahu, Narcis Alibegu por edhe Azem Ibrahimin e Sparta Prague Futsal dhe prap dështuan, a do jetë ky më në fund edicioni i tyre mbetët të shihet.

Përveq këtyre skuadrave në turne pritet të marrin pjesë dhe më shumë se 40 të tjera ndër to skuadra shumë të forta por edhe ekipe të mbushura me plotë talentë, këto pesë ekipe janë favorite mirpo surprizat nuk përjashtohen.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments