Informohu në çdo moment.

May 5, 2019

Edhe Ulpiana sulmohet, por fiton thellë në Dobrevë.

Ulpiana mposhti 5-1 Rininë, në ndeshjën e sotme të luajtur në Dobrevë.


Qysh nga fillimi u pa se kush do jetë skuadra që do dominojë takimin dhe do kërkojë golat, pasi po luhej vetëm minuta e tretë kur Granit Ahmeti shënoi për 1-0, Rinia po luante ashpër dhe në përkrahjen e shumë shikuesve po kërkonte ti prishte punë Ulpianës por fillimisht Samir Sadriu e më pas Armend Misini jau mbyllën gojën me dy gola mjaft të bukur për ta mbyllur pjesën e parë 3-0.

Në pjesën e dytë Rinia shënoi njëher për të provuar rikthimin por djemtë e drejtuar nga Megzon Visoka objektiv kishin vetëm fitorën dhe realizuan edhe dy herë të tjera përmes Sadriut në minutën e 75 e pastaj edhe përmes sulmuesit Ismail Rexhepi në minutën e 83.

Edhe Ulpiana u sulmua nga tifozët në Dobrevë njejtë si Minatori dje në Kaqanik por fatmirsisht asnjë nga lojtarët nuk pësoi ndonjë lëndim.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments