Kjo javë e ndeshjeve në Liga Total ka sjellë disa rezultate interesante, ndër të cilat pa dyshim ja vlen të përmenden fitorja 4-1 e Mercedes kundër Bujanit, fitorja e TermoLabit si dhe humbja e pa pritur e Electro Tech kundër Prugocit.
TermoLabi nga Topliqani shkatërroi tërësisht 7 Vëllezërit dhe i mposhti me rezultatin e thellë 5-1, Fadil Sopa duhet ti ketë rënë "pishman përjetë" që e la këtë skuadër ta përfaqësoj.
Prugoci shkëlqeu përballë Electro Techit duke i mposhtur me rezultatin e ngushtë 3-2, duke u barazuar kështu me ta në tabelë.
Mercedesi dominoi Bujanin duke treguar që ata janë pretendentët kryesor të sezonit, ekipi i drejtuar nga Xhelal Osmani shënoi katër herë përkundër vetëm një gole nga Bujani për tu shkëputur në tabelë me katër pikë diferencë nga vendi i dytë.
Rezultatet e plota si dhe tabela pas kësaj jave më poshtë:



