Minatori luan nesër nga ora 15:30 kundër Sharrit, ndeshja zhvillohet në stadiumin "Besnik Begunca" dhe ka rëndësi jetike për Xehëtarët të cilët janë në ndjekje të ligës së parë.
Një gabim i skuadrës nga Magurja mund të bëjë që i tërë sezoni i mrekullueshëm që kanë bërë deri më tani të shkoj poshtë, dhe këtë e dinë mirë të gjithë lojtarët dhe stafi i skuadrës të cilët në këto katër ndeshjet e fundit objektivin e vetëm e kanë fitorën.
Vetëm disa ditë më parë Minatori mposhti në një ndeshje miqësore Ferizajin e Ipko Superligës me rezultatin e thellë 4-2, e me fitore dëshirojnë të kthehën përsëri nga ky qytet pasi nesër sytë e lojtarëve do jenë vetëm tek mposhtja e Sharrit.

