Informohu në çdo moment.

May 1, 2019

Me datë 11 Maj fillon turneu "Xhavit Kozhani", rreth 2000 euro shpërblime!

Të shtunën e 11 Majit në fshatin Ribarë të komunës së Lipjanit do fillojë turneu "mitik" më i madhi i llojit të tij në Lipjan dhe jo vetëm "Xhavit Kozhani - Burgija".

Turneu tradicional "Xhavit Kozhani" vjen këtë muaj me edicionin e tij të ri, interesimi pritët të jetë i jashtëzakonshëm ndërsa edhe shpërblimet do jenë të majme për tre skuadrat më të mira, me 1200 euro dhe me kupë e medalje do shpërblehet skuadra fituese teksa për vendin e dytë do jepen 400 euro dhe medalje.

Paraqitja e ekipeve mund të bëhet qdo ditë deri në fillim të garës, ndërsa shorti do hidhet me datën 10 Maj apo një ditë para fillimit të turnirit.

Plotë pesëmbëdhjetë ditë do ketë futboll të bukur dhe atmosferë ekstra pozitive në këtë fshat të Lipjanit.

Nr kontaktues janë: +38345513737 si dhe +38344543625.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments