Këtë të dielë, Ulpiana udhëton në Dobrevë aty ku do përballët me Rininë që nuk i nevoiten pikët por që janë motivuar mirë nga "Premia" e dhënë për ta në rast suksesi.
Ulpiana me të gjitha fitore në Pranverë do detyrohët të përdorë maksimumin e energjisë për të vazhduar me serinë e 100 për qind të fitoreve dhe presionit ndaj liderëve të Dardanës ndeshja kundër të cilëve si vendas po afrohët.
Arritja e dyshës Akil Makolli dhe Granit Ahmeti ka forcuar dukshëm mbrojtjën e "Tigrave" të cilët kanë pranuar vetëm një gol në nëntë ndeshjet e gjysmës së dytë të sezonit.
Në këtë ndeshje të rëndësishme për Ulpianën pritët të kthehet kapiteni Xhafer Kaleshi si dhe portjeri Armend Miftari të cilët munguan në sfidën e kaluar kundër Bashkimit, teksa pritët të vazhdojët forma e mirë e Shqiprim Kelmendit, Mubarek Musliut, Emir Baftiut si dhe katërshës së mbrojtjës Abazi, Makolli, Ahmeti dhe Emini.
Kujdes të shtuar duhet të ketë skuadra bardhë e kaltër pasi për të motivuar Rininë për ti bërë problem Lipjanasve është përkujdesur liderja e ligës së dytë Dardana e cila po i frikësohet formës së skuadrës të parë që qëndron pas tyre.

