Quhët Hamza Hanka dhe qysh prej Janarit kur i dështoi transferimi tek Gjilani po mundohët të kontaktoj me Ulpianën për tu bërë pjesë e saj.
Në Janar supozohej të fillonte të luante me fanellën e SC Gjilanit mirpo transferimi i tij dështoi si pasojë e vonesës në paraqitje, e qysh prej atëher lojtari që luan në krahun e majtë të sulmit po temton të bëhet pjesë e skuadrave të tjera Kosovare, një nga skuadrat të cilave 22 vjeçari i'u ka paraqitur është edhe Ulpiana.
Hanka filloi karrierën e tij në sezonin 2014/2015 me klubin e Alshat Lybia me të cilët në 15 paraqitje ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 5 asistime, ndërsa me Turqit e Beshiktash U19 ka luajtur një gjysëm sezoni ku në 17 paraqitje ka realizuar 5 gola për të kaluar më pas tek Novi Pazari i Sërbisë për të cilët u paraqitë në 15 ndeshje dhe shënoi 8 gola dhe 2 asiste, skuadra e fundit me të cilën ai luajti sezonin e kaluar ishte Dakhalia Egypt për të cilën shënoi 3 gola dhe dhuroi 5 asiste për 16 ndeshje.
Pavarësisht interesimit të tij sulmuesi nga Libia nuk ka marrë përgjigjje nga ana e KF Ulpianës.




