Informohu në çdo moment.

May 3, 2019

Rritja e jashtëzakonshme e skuadrave të ElectroTech dhe Topliqanit

Dikur as nuk konsideroheshin si rivalë të denjtë nga skuadrat kryesore të Ligës Total, mirpo në ditët e sotme ato janë ekipet vendore më të forta dhe më të rrëzikshme në Lipjan.

Electro Tech kishte arritur playoffin vetëm njëher më parë, në epokën kur lidershipin e skuadrës e kishte portjeri Visar Krenzi e lojtarët Liron Tasholli e Faz Tasholli ishin pa përvojën e duhur, atë botë ekipi nga Gadimja humbte në gjysmë-finale kundër një Banulle që vetëm përvoja nuk i mungonte. 

Tani me përvojën e fituar si dhe rritjën në kualitetin e lojtarëve, por dhe me menaxhimin fantastik dhe frymën pozitive në skuadër pas plotë 4 sezonesh apo dy viteve skuadra nga Gadimja po kërkon përsëri playoffin dhe është në rrugë të mirë për ta arritur pasi në 7 ndeshje ka gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.

Electro Tech zuri vendin e tretë në turnirin tradicional "Prilli '99", duke mposhtur në qerek-finale yjet e Arbërisë me rezultatin 2-1.

Me transferimin e portjerit të mirë-njohur Shpejtim Gashi skuadra e Electro Tech ka përforcuar dukshëm portën duke bërë me dije që këtë sezon do provojnë diqka më shumë.


Në anën tjetër të njejtën rrugëtim po bënë edhe TermoLabi- Topliçani, skuadra që ndër emra të tjerë në përbërje ka edhe të rrëzikshmit Sokol Sahitolli dhe Gon Hoxha ka qenë kockë e fortë për qdo kundërshtar, ata arritën ta ndalnin Mercedesin që kishte të gjitha fitore duke i marrur një pikë, ndërsa mposhtën Prugocin, Bardhin e 01 për të humbur në tavolinë nga Yjet e vetëm nga Bujani në fushë me vështirësi 2-3.

Skuadra nga Topliqani po shkëlqen edhe nëpër turnire, vitin e kaluar ishin finalistë në "Ismail Luma" dhe u eleminuan në gjysmë-finale tek "Xhavit Kozhani" teksa këtë vit triumfuan në turnirin e organizuar nga RDK. 

Edhe porta e TermoLabit mbrohët nga një portjer nga jashtë-fshatit, gardian i skuadrës është Bislim Bytyqi nga Sllovia ish portjer i Xellës dhe pa eksperiencë në playoff njejtë si lojtarët e tjerë.


Këto dy ekipe kan ngritje të jashtëzakonshme dhe shumë shpejt turnirët e mëdhenjë në Lipjan si dhe Liga Total do diskutohen mes tyre.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments