KB Golden Eagle Ylli - KB Lipjani (19:00)
KB Lipjani udhëton për të fundit here gjatë këtij sezoni, skuadra e Gyltekin Selimit luan në Therrandë përball vendit të dytë në superligë Golden Eagle Yllit.
Këtij sezoni të gjatë basketbollistik po i vjen fundi, këtë mes-javë po luhet gjiro e parafundit e superligës me Z Mobile Prishtinën e Bashkimin që fituan dje në ndeshjet e tyre, ndërsa sonte në Suharek ndeshën Golden Eagle Ylli i vendit të dytë me KB Lipjanin që nuk ka asnjë synim.
Skuadra vendase e Yllit janë favorit në këtë takim, mirpo edhe Lipjanasit pritet të paraqitën denjësisht pasi në sfidat e fundit kanë luajtur mire ndaj skuadrave të mëdha si Z Mobile Prishtina, Bashkimi e Ponte Prizreni.
5shet e mundëshme:
KB YLLI: Mekaj, Kuqi, Pepaj, Veseli, Osby
KB Lipjani: Mala, Demi, Ejupi, Mehmeti, Mitchell
Vendasit po luftojnë për të qenë direkt në gjysmë-finale dhe me një fitore sonte do e siguronin këtë objektiv, teksa skuadra nga Lipjani do luajë në barazh për qëndrim në superligë me humbësen e ndeshjës finale të ligës së parë Ferronikeli-Vëllaznimi.
