Informohu në çdo moment.

Apr 10, 2019

Ulpiana kërkon fitorën e shtatë rradhazi nën drejtimin e Visokës.

KF Rilindja (P) - KF Ulpiana 15:00

KF Ulpiana udhëton nesër në Prishtinë për të luajtur kundër skuadrës së Rilindjës, ndeshja luhet në Taukbashqe nga ora 15:00 dhe favorit të mëdhenjë për të triumfur janë skuadra kaltër e bardhë nga Lipjani. 

Ardhja e trajnerit Megzon Visoka e ka bërë Ulpianën të pathyeshme, "Tigrat" kan fituar të gjitha ndeshjet e gjysmë-sezonit praveror dhe kan arkëtuar 18 pike nga 6 ndeshje të zhvilluara, transferët e ardhura bashkë me Visokën nuk kan dështuar por as edhe nuk kan prishur harmoninë në skuadër me mbrojtësin e djathtë Egzon Abazi që ka zënë vend stabël në formacionin e skuadrës dhe po tregohet shumë i rëndësishëm për lipjanasit me depërtimet e tij nga krahu i djathtë, ndërsa edhe të ardhurit e tjerë Musliu, Bekteshi etj po shkëlqejnë për Ulpianën.

Për ekipin kaltër e bardhë po shkëlqen super-lojtari Shqiprim Kelmendi, i cili ka qenë i pa përmbajtshëm në pranverë duke realizuar gola dhe duke ndihmuar skuadrën në sulm në qdo ndeshje.
Formë të mirë me trajnerin e ri po tregojnë edhe treshja lipjanase Emir Baftiu-Xhafer Kaleshi-Gentian Emini që kanë gjetur formën e tyre maksimale, ndërsa Visoka i'a ka treguar vendin edhe lojtarëve "dembelë" të skuadrës të cilët më nuk po mundën të gjejnë hapsira pa punuar fortë në stërvitje.

KF Ulpiana ndodhët në pozitën e dytë në tabelë me 2 pike më pak se liderët e Dardanës, ndërsa forma e mire e skuadrës bënë që të gjithë lipjanasit të besojnë në rikthimin e skuadrës në Ligën e Parë të Kosovës.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments