Sot dhe nesër luhen sfidat e raundit të dytë në Turnirin Tradicional "Prilli 99" që po mbahët në fshatin Sllovi, 10 ndeshje janë në program të luhen gjatë ditës së enjte dhe asaj të premte.
Në fshatin Sllovi po organizohët turniri tradicional në nderim të viktimave të masakrës së Prillit të vitit 1999 në këtë fshat, 41 skuadra kanë marrë pjesë në këtë garë në 3 ditë të ndeshjeve të cilat zbuluan 21 skuadrat e raundit të dytë.
Sonte në program janë 5 super takime në të cilat do ndeshën disa nga skuadrat favorite për ti shkuar kompeticionit deri në fund.
Dita e sotme niset me sfidën Gafurr Hyseni - Tupanat Lipjan, që fillon nga ora 19:30 dhe pritët të grumbullojë numër të lartë shikuesish.
Pas tyre në fushën e futbollit afër shkollës fillore të fshatit do luajnë Fortunat përballë favoritëve të Ardenos që fituan 8-0 takimin e parë, kjo ndeshje luhet nga ora 20:00.
Nga ora 20:30 luhet ndoshta ndeshja më e zjarrtë e këtij raundi, ku ekipi vendas dhe i favorizuar nga tifozët KF Te Sokoli përballët me NTP Tafa & Topliqani që është një nga ekipet me rritjen më të madhe në Lipjan gjatë viteve të fundit.
Pas ndeshjës së skuadrës së Sokolit, tifozët e shumtë nga Sllovia do përkrahin skuadrën tjetër të fshatit Market Xhetin e cila do përballët me AutoGoma Ximi, kjo ndeshje luhet nga ora 21:00.
Natën e mbyllin super favoritët e Mercedes Benz të cilet do ndeshen me një skuadër shumë të papërshtatshme si Pjetërshtica.
Dita e premte nisë në ora 19:30 me super-ndeshjën Avni Ita - 7 Vëllezërit në një takim që pritet të jetë ndër më të luftuarit e kësaj gjiroje, e pas tyre nga ora 20:00 luhet një ndeshje paksa më modeste mes Eurokos/it dhe Vojnovcit.
Ora 20:30 sjellë një tjetër super ndeshje në të cilën do takohën Etika e Arber Gashit përballë Shokëve të Shaip Lecajt që në përbërje kanë yjet e KF Arbëris Hysen Bytyqin, Kreshnik Bahtirin e Eni Ademin.
Nga ora 21:00 do luhet sfida e dy skuadrave të talentuara Electro Techit nga Gadimja dhe Shokëve të Medvecit, kjo sfidë sdo ketë favoritë dhe do fitojë ajo skuadër e cila është më e motivuar.
Ditën dhe rrethin e dytë të ndeshjeve e mbyllin Mahollt Gadime të cilët përballën me ekipin e KF Sport Beka, favorit I lehtë në këtë takim janë skuadra me përvojë e Sport Bekës.
Ky turnir po arrinë të grumbullojë numër të madh shikuesish pavarësisht motit të ligë që po mbizotëronë në Kosovë gjatë këtyre ditëve, ndërsa ata që më së shumti po fitojnë janë qytetarët nga Sllovia të cilët po argëtohen me këtë turnir sidomos moshat e reja dhe të shtyera të këtij fshati.




