Sonte me fillim nga ora 19:30 luhën ndeshjet e raundit të dytë në turnirin që po mbahet në fshatin Sllovi.
Në plan-program janë disa sfida tejet interesante, mirpo një nga ndeshjet më interesante dhe njëkohësisht më atraktive pritet të jetë "Derbi lokal" mes skuadrave AutoGoma Ximi dhe Market Xheti.Kjo ndeshje do fillojë në ora 21:00 pra do jetë ndeshja e katërt e ditës së sotme, dhe është e sigurt që do mbledh numrin më të madh të tifozëve. Ndeshja nuk ka një favorit të madh mirpo mund të themi që skuadër pak më të mirë dhe më me përvojë ka skuadra e Market Xhetit.
Pos kësaj ndeshje ndërmjet shokëve, gjatë ditës së sotme luhen edhe 4 ndeshje e orari i plotë i tyre është ky:
1. Gafurr Hyseni - Tupanat Lipjan 19:30
2. Ardeno - Fortunat 20:00
3. Te Sokoli - NTP Tafa & Topliqani 20:30
4. Autogoma Ximi - Market Xheti 21:00
5. Mercedes Benz - Pjetërshtica 21:30

