Ulpiana mposhti Rilindjën me rezultatin 1-0, ndeshja kishte rëndësi të madhe për të dy skuadrat pasi në njërën anë Lipjanasit po luftojnë për titull e në anën tjetër Rilindjës i'u kishte premtuar një "premi" apo bonus për ta ndalur skuadrën e Ulpianës nga kundërshtarët e saj.
Skuadrës së qytetit i'u desh të djerësinte më shumë se sa e kishin imagjinuar për të marrë sonte 3 pikët në Prishtinë, ndeshja për djelmoshat e Visokës ishte jashtëzakonisht e vështirë mirpo ata ja dolën prap se prap duke siguruar kështu fitorën e shtatë me radhë.
Heroi i skuadrës bardhë e kaltër ishte i riu Velson Morina i cili pas shumë përpjekjesh e gjuajtjeve si nga ai po ashtu edhe nga skuadra arriti më në fund të shënonte, goli i ish-lojtarit të Bashkimit të Koretinit e njëkohësisht djalit të legjendës prishtinase të futbollit Huar Morina u realizua në minutën e 61' të takimit.
Pas këtij momenti skuadra e mbrojti mjaftë mirë rezultatin e merituar, edhe pse vendasit nuk u ndalën së sulmuari dhe luftuari pasi që "premia" jau kishte lënë embël.

