Informohu në çdo moment.

Apr 12, 2019

6 ndeshjet e para dhurojnë spektakël, ndeshje të bukura e plotë shikues në turneun "Prilli '99" !!

Dje, u luajtën 6 sfidat e raundit të dytë në turnirin "Prilli '99" në Sllovi të Lipjanit.

Ky raund u hap me fitorën 4-0 të Gafurr Hysenit ndaj Tupanave Lipjan, skuadra humbëse dha show para fillimit të takimit duke argëtuar publikun mirpo sapo filloi loja spektaklin dhe ligjin në fushë e bënte skuadra kundërshtare e cila mbështetej në përvojën e dyshës së lojtarëve Arbnor Hyseni-Mentor Syla.
Në ndeshjën e dytë Ardeno mposhti lehtë dhe pastër 4-1 skuadrën e Fortunave, në një sfidë më pak interesante se të tjerat.

Vendasit e Kf Sokolit mposhtën në takimin e tretë të ditës NTP Tafën e Topliqanit me rezultatin 2-0 duke treguar kËshtu forcën e tyre dhe duke dhënë kandidaturën për të triumfuar.

Ndeshja e katërt ishte kulminacioni i natës së djeshme dhe i gjithë turnirit, AutoGoma Ximi mposhti në penallti skuadrën favorite të Market Xhetit e cila në skuadër ka yje si Taulant Ismaili dhe Agon Ismajli, portjeri i Autogoma Ximit shfaqi formë jetësore në këtë takim duke pritur qka nuk pritet dhe duke i mundësuar skuadrës së tij kalimin tutje.
Mercedes Benz mposhti me rezultat të ngushtë 3-2 Pjetërshticën në takimin e parafundit të natës, kualiteti i yjeve të Mercedess ishte shumë i lartë dhe ndaj tyre nuk mundi të bëjë më shumë skuadra nga Pjetërshtica.

Ndeshja e fundit ishte mjaftë e bukur dhe e nivelizuar, Shokët një nga favoritët më të mëdhenjë të turneut mposhtën 4-1 Etikën në një ndeshje burrërore ku Etika arriti ta mbaj rezultatin e barabartë deri pak para fundit të takimit ku doli në pah edhe superioriteti i yjeve Agon Llugiqi e Almir Kryeziu.
Drejtësia u nda nga dyshja e gjyqtarëve Alban Zejnullahu & Bajram Shillova, ndërsa turniri u përcoll nga shumë shikues nga të gjitha moshat.


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments