Termo Labi - Bujani dhe Yjet - Lumi Madh janë dy ndër sfidat më interesante të kësaj jave në Liga Total Lipjan.
Java hapet me ndeshjën mes Termo Labit dhe Bujanit, skuadra nga Topliqani duket që këtë sezon është shumë serioze dhe nuk do lëshoj pe në luftën për play-off ndërsa në krahun tjetër Bujani kërkon kthimin tek fitorja pas humbjës së thellë 3-0 nga Stublla që ishte totalisht e pa pritur për pretendentët e Bujanit, kjo ndeshje do tregojë se a janë Bujani skuadër elitare që di të kthehët e forte dhe pas humbjes apo jo.
Nga ora 18:10 luhet një sfidë që do jetë tepër e barabartë dhe e luftuar mes Dardanëve ende pa pike dhe Gllogovcit që po ashtu ka nevojë të fitojë, skuadra e lavdishme Lipjanase e Dardanëve kërkon që të mbijetojë dhe të ringrihet në këtë epokë të re të futbollit lipjanas, mirpo shumë vite jo-aktivitet i kanë shterrur energjitë e një nga ish-skuadrave më të lavdishme të qytetit.
Pas barazimit në javën e kaluar, Yjet këtë javë presin skuadrën e Lumit të Madh të cilët këtë sezon po tregohën të pa përshtatshme për të gjithë kundërshtarët. Ska dyshim që skuadra e Bajram Murturit do jetë me përbërje të plotë pasi nuk dëshiron të lëshoj akoma më shumë terren ndaj kundërshtarëve të tjerë.
Kjo gjiro përmbyllet me ndeshjën Stublla - Axa & Lurn, skuadra nga Lipjani janë pretendentë që më në fund të arrijnë playoff/in e nxehtë, ndërsa skuadra e Axas nga Istogu kërkon që të marrë pike ekstra para afatit kalimtar ku kanë premtuar që do jenë tejet aktiv.
Orari i plotë i ndeshjeve të kësaj jave në superligë është:
Orari i plotë i ndeshjeve të kësaj jave në superligë është:

