Informohu në çdo moment.

Apr 12, 2019

"Diamanti" i të ardhmës së futbollit lipjanas!

Lorik Buja po shkëlqen në sezonin e ri të Liga Total me skuadrën e Bujanit, mesfushori 18 vjeçar ka luajtur në të gjitha takimet e deri tanishme ndërsa ka shënuar në debutim me skuadrën e fshatit të tij.

Talenti i ri Buja është i gjeneratës së vitit '2000 dhe tani e 5 sezone është pjesë e Liga Total duke luajtur në të gjitha nivelet prej nga liga e dytë e deri te superliga, ndërsa para se të kalonte tek futbolli i vogël ishte paraqitur dhe kishte shkëlqyer edhe me moshat e reja të Ulpianës.

Ai u zgjodh "Lojtari më i mirë i ri" i sezonit të kaluar ku si pik kryesore në mesfushë dhe kreator I aksioneve të skuadrës së Xoni-ps arriti në gjysmë-finale të ligës së parë.

18 vjeçari shquhet për pasimet dhe kontrollin e topit, mirpo ai gjithashtu është i fuqishëm dhe ka edhe një fizik gjigand e pikërisht këto aftësi e bëjnë atë një nga "Yjet" e të ardhmës në futbollin lipjanas. 

Loriku arriti në Liga Total pas super-paraqitjeve të tij në Junior Ligë e cila është një nga mundësitë më të mira të avansimit në futbollin e vogël në Lipjan e jo vetëm!


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments