KF Arbëria nesër udhëton në Fushë Kosovë, për tu ndeshur me "Pampurat" të cilët janë në rrezik të madh për të rënë nga liga e pare.
Nesër nga ora 15:00 Arbëria luan sfidën e radhës përballë skuadrës së Fushë Kosovës të cilët rrezikojnë seriozisht rënien nga liga e pare, skuadra nga Dobraja e ka nisur tmerrësisht keq gjysmë-sezonin pranveror duke fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e zhvilluara gjë që ndikoi edhe në dorëheqjën e trajnerit Emin Bajrami.
Tani timonin e skuadrës e ka marrë Nuhi Bahtiri i cili është padyshim një nga kontribuesit më të madh në klubin e Arbërisë dhe në përgjithësi në futbollin lipjanas, "Stuhia e kuqe" ka nevojë për fitore për të rikthyer nderin në vend mirpo sa do ja dale përballë një Fushë Kosove që ka nevojë për pike mbetët të shihët.
Arbëria ndodhët në pozitën e shtatë në tabelë me 29 pike në 23 ndeshje, ndërsa kundërshtarët e kësaj jave kanë grumbulluar 24 pike në 23 takime.

