KF Minatori pret këtë javë skuadrën e Rinisë nga Miradia e Epërme, skuadra e Faruk Statovcit ka nevojë për fitore në luftë për kalimin historik në ligën e pare.
Minatori do kërkojë vazhdimin e këtij sezoni fantastik për ta, kjo javë për skuadrën e Faruk Statovcit sjell një ballafaqim deri diku të vështirë me një skuadër të pozitave të larta në tabelë si Rinia.
Vetëm një humbje në 21 javë kampionat e ka bërë me "krahë" skuadrën nga Magurja, të cilët këtë vikend do kërkojnë suksesin e rradhës në mënyrë të vazhdimit të ëndrrës "Ligë e parë", ndeshja e parë kundër rivalit të kësaj jave nuk ishte aspak e lehtë pasi si musafire Minatori arriti një fitore të vështirë me rezultatin 2-3, prandaj skuadra e Faruk Statovcit duhet të ketë kujdes mbrapa dhe të luaj lojën e saj me pasime të shkurtëra për të arritur edhe tek zona e kundërshtarit ku nëse furnizohën me topa dyshja Bislimi-Stublla sdo e kenë aspak të vështirë të realizojnë.
Këtë javë Ulpiana pushon, ndërsa kundërshtarët tjerë Dardana e Lepenci luajnë lojë kryesisht të lehta përball Sharrit të Kaçanikut e Kastriotit të Ferizajt.

