Informohu në çdo moment.

Apr 12, 2019

Përfundon raundi i dytë në Sllovi, këto janë 11 skuadrat më të mira!!

Sonte, u luajtën edhe 4 sfidat e mbetura të raundit të dytë në turneun "Prilli '99" në Sllovi.

Të parat në fushë zbritën skuadrat e Avni Itës dhe 7 Vëllezërve, ndeshja mes tyre ishte afërsisht e barabartë me të dy skuadrat që kishin shancet e tyre mirpo në fund kualiteti e energjia vendosën dhe kështu skuadra e 7 Vëllezërve fitoi me rezultatin 3-2.

Nga ora 20:00 u zhvillua takimi në mes Eurokos Petrol dhe Vojnovcit, ndeshja përfundoi me barazimin 3-3 dhe përsëri skuadra e Vojnovcit fitoi me penallti ksaj here ata shënuan 2 gola dhe nuk pësuan asnjë nga 7 metërshat.

Maratonë penalltishë panë të pranishmit në ndeshjën e tretë mes Shokëve Medvec dhe ElectroTech, kjo ndeshje u fitua nga skuadra nga Gadimja 11-10 në penallti ndërsa ndeshja e rregullt u mbyll 2-2.

Raundin e dytë e mbylli sfida mes Mahollve Gadime dhe BekaSport e cila përfundoi baraz 2-2, edhe kjo ndeshje u vendos me penallti. Skuadra e BekaSport doli triumfuese nga pika e bardhë me rezultatin e pastërt 2-0.

Skuadra e Ibrahim Krasniqit u kualifikua tutje pa lojë, tani në garë mbetën 11 skuadra.
Pas pak ju njoftojmë dhe me shortin ...

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments