Informohu në çdo moment.

Apr 18, 2019

Turneu "Shaqir Hoxha" rikthehet në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit!

 Pas katër viteve pauzë rikthehet turniri përkujtimor "Shaqir Hoxha", arsyeja e rikthimit të turnirit është përvjetori jubilar i rënies së tij, tani e dy dekada Shaqiri nuk është më pjesë e jona pasi ra dëshmorë në luftën për liri.

Turniri në nder të dëshmorit nga Shala fillon me 20 prill, ditë e shtune nga ora 18:00 ndërsa tërheqja e shortit të raundit të parë bëhet në datën 19 Prill, një ditë para ndeshjeve. Takimet do luhën qdo ditë nga ora 18:00 në fushën sportive "Ercom Sport" në fshatin e lindjës së dëshmorit Hoxha.

Ajo qfarë e bënë të veqantë këtë turnir të organizuar nga rinia e fshatit Shalë është fakti që ndryshe nga turnirët e tjerë që luhën në ambient të hapur, turniri Shaqir Hoxha do zhvillohët në fushë artificiale teksa sistemi i lojëve do jetë 4+1..

Hera e fundit kur ky turnir u zhvillua ishte viti 2015, atëbotë kampion u shpallë skuadra e Ibrahim Banushit që në formacion kishte yjet e atëhershëm Dobrajas Ylber Statovci, Irfan Bahtiri e Elton Breznica.

Paraqitja e ekipeve kushton vetëm 20 euro, ndërsa ekipi fitues shpërblehet me 400 euro ndërsa finalisti me 100 euro.

Nën moton "Prezenca juaj, nderon dëshmorin" dhe me tingujt e këngës së Behxhet Korpuzit kushtuar Shaqir Hoxhës do fillojë të shtunën turneu në Shalë.




Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments