Informohu në çdo moment.

Apr 17, 2019

Shumë afër fillimit, Turniri Tradicional "Xhavit Kozhani" pritët të jetë spektakolar!

Më pak se një muaj ka mbetur deri në fillimin e turnirit tradicional më të madh në Komunën e Lipjanit e jo vetëm, Turniri tradicional "Xhavit Kozhani" pritët të mbledh mbi 50 skuadra e 300 lojtarë në edicionin e sivjetmë.

Është turniri në të cilin dëshirojnë të marrin pjesë të gjithë, ka emër të madh pasi mbahët në nder të dëshmorit të kombit Xhavit Kozhanit - Burgija por edhe historia që ky turnir bartë është një nga më të larmishmet e më të qmuarat në Kosovë.

Skuadrat që e kan fituar dikur turnirin që mbahët në Ribar krenohen ende me medaljet e fituara e me fotot që i kanë si kampion të këtij turniri, thjeshtë është e pa imagjinueshme ta mendosh ndonjë yll të futbollit në Kosovë që nuk ka luajtur të paktën njëher në këtë garë të futbollit të vogël që mbahët në Komunën e Lipjanit.

Siq duket stafi kompetent për zhvillimin dhe mbarvajtjën e turneut ka filluar përgaditjet e para që qdo gjë të shkoj në rregull dhe që në Ribar të mbizotroj spektakli gjatë 2 javëve sa përafërsisht zgjat turneu, pjestar të stafit në edicionin e këtij viti janë përzgjedhur:


-Sami Troshupa
-Njazi Bllaca
-Naser Hoxha
-Herolind Kozhani
-Amir Kozhani
-Besart Troshupa
-Labinot Kozhani
-Besmir Kozhani
-Arber Kozhani
-Visar Kozhani
-Adni Vesiqi
 

Kujtojmë se Turniri Tradicional "Xhavit Kozhani" është një nga turnet që shpërblen më së miri financiarisht fituesit e saj, ndërsa interes të madh për këtë garë në futboll të vogël shfaq edhe Komuna e Lipjanit si dhe sponzorët e shumtë.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments