Klopp i pyetur nga gazetarët pas fitorës kundër Portos se a po shqetësohet për ndeshjen gjysëm-finale kundër Barcelonës dhe kundër Leo Messit është përgjigjur i qetë dhe me humor të mire duke thënë se skuadra ka ende misione të tjera para ballafaqimit me "Pleshtin".
Liverpool shkatërroi në qerek-finale me rezultat të përgjithshëm 6-1 Porton, e i pyetur pas ndeshjës se a po shqetësohet për përballjën me Messin dhe Barcelonën, Klopp tha se Liverpool ka ende misione të tjera dhe ndeshje të tjera që duhet ti fitoj në Premier Ligë e pastaj të shqetësohet për Argjentinasin.
"Kemi shumë punë për të bërë para ndeshjes me Barcelonën, fillimisht duhet të përqëndrohemi në Premier Ligë ku jemi duke zhvilluar një luftë të pa kompromis me skuadrën e Manchester City e pastaj do vijë edhe koha kur do mundohemi të bëjmë atë që se ka bërë askush ska mundur ta ndal deri më tani mirpo ne do provojmë të bëjmë më të mirën".
Ndeshja e pare gjysëm-finale luhët në Barcelonë me datën 1 Maj.

