
Finalja e djeshme e turnirit "Prilli '99" në Sllovi, i takoi skuadrës së Sport Caffe Te Sokoli të cilët kësisoji mbrojnë titullin e fituar në vitin e kaluar.
Lojë të bukur dhe interesante panë shikuesit që ishin të pranishëm dje në Sllovi për të parë finalën e madhe të turnirit "Prilli '99", këtu skuadra e përbërë e tëra nga yje si Mërgim Dervishaj, Behar Topalli e Besnik Selmani ndër të tjerë fitoi titullin e dytë rradhazi duke mposhtur skuadrën e Autogoma Ximi që në përbërje pati yje si Ramadan Alaj, Ermir Kryeziu si dhe befasinë e turneut portjerin Gentrit Ahmeti.
Ndeshja e rregullt smundi dot ta përcaktonte fituesin pasi përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, teksa në penallti më të mirë u treguan skuadra Te Sokoli të cilët shënuan katër herë kundër vetëm tre shenimeve të skuadrës së Autogoma Ximi.
Gjatë një jave ky turnir dhuroi spektakël futbolli në fshatin Sllovi, njëkohësisht tifozët dhe rinia e këtij fshati u kënaqën nga ekipet e forta si dhe yjet që luajtën në çimenton e fushës së shkollës fillore në Sllovi e po ashtu dhe fushës Janjeva Sport ku ndeshjët u luajtën kur pati mot me shi.