Tani për tani po luhët faza më e nxehtë e sezonit në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, Kampionët janë shokuar nga Clippers në shtëpi duke lëshuar epërsinë prej 31 pikësh.
Golden State Warriors & Milwaukee Bucks e nisën playoffin në pozitat e para në konferencat e tyre, me skuadrën e Drerëve që patën rekordin më të mirë të sezonit të rregullt dhe do kenë gjatë gjithë playoffit avantazhin e lojës së shtatë në shtëpi.
Plotë 16 janë skuadrat që luajnë në playoff, ndërsa në ndeshjet e para dhe të dyta të kësaj faze pati vetëm pak befasi siq ishin ajo e Brooklyn Nets kundër Philadelpias në ndeshjën e parë dhe Orlando Magic që shokoi skuadrën e dytë më të mirë në lindje Toronton me një super ndeshje nga D.J Augustin.
Surpriz mund të quhet dhe ajo që Clippers e bënë dje mbrëma kundër kampionëve aktual Golden State Warriors duke rikthyer avantazhin prej 31 pikësh që "Luftëtarët" e patën gjatë pjesës së pare, kjo falë edhe një super ndeshje nga Lou Williams që shënoi 36 pikë dhe dhuroi 11 asistime për bashkëlojtarët.
*Skuadra që fiton e para 4 takime kualifikohët për në raundin tjetër
Rezultate aktuale të playoffit:
(Konferenca Perëndim)
Golden State vs L.A Clippers 1-1
Denver vs San Antonio Spurs 1-1
Houston Rockets vs Utah Jaz 1-0
Portland T-B vs Oklahoma 2-0
(Konferenca Lindje)
Milwaukee vs Detroit 1-0
Milwaukee vs Detroit 1-0
Toronto vs Orlando 1-1
Philadelphia vs Brooklyn 1-1
Boston vs Indiana 1-0

