
KF Çeliku - KF Minatori
Kjo javë skuadrën e Minatorit e përballë me vendin e fundit në tabelë Çelikun, skuadra e trajnerit Faruk Statovci është favorit i madh në këtë takim.
53 pikë në 22 ndeshje janë të mjaftueshme që skuadra nga Magurja të pozicionohet e treta në rënditjen tabelare të Ligës së dytë- Grupi B, me 3 pikë më pak se Dardana kryesuese."Xehëtarët" kan sfida të lehta në vazhdim mirpo fati i tyre do kalojë së pari nga Dardana e Ulpiana, skuadra e Faruk Statovcit do shpresojë që Dardana të lëshoj pikë nga Ulpina në gjiron e njëzet e gjashtë e pastaj një javë më pas Ulpiana të humb pikë në Kaçanik kundër Lepencit në mënyrë që ta rrëmbejë pozitën e parë në tabelë.
Minatori fitoi pastër 3-0 sfidën e parë ndaj Çelikut, e nuk pritët të has problem as këtë radhë.
