Informohu në çdo moment.

Apr 29, 2019

Përfundon java e shtatë në superligë, 11 ekipe luftojnë për playoff!

Gjiro e shtatë në Liga Total sjelli rezultate të pritshme por edhe surpriza të këndshme, Mercedesi dominoi Yjet duke u kfjellur nga humbja e rëndë në Champions ndërsa Termo Labi, Stublla dhe Electro Tech vazhdojnë fuqishëm drejt misionit playoff.

31 gola u shënuan në 6 ndeshjet e zhvilluar këtë të diel, ndërsa në tavolinë pike të rëndësishme morën Bujani, Gllogovci dhe Bardhi të cilat fituan pa lojë kundër skuadrave "të dorëzuara" 01, Dardanët dhe FEFS & Lira.

Electro Tech mposhti pastër Medvecin, në një ndeshje ku vetëm pjesa e parë që përfundoi 1-0 kishte njëfarë historie pasi në të dytën skuadra nga Gadimja shënoi katër here të tjera duke pësuar vetëm një për ta mbyllur këtë takim me rezultatin e thellë 5-1. Për skuadrën e të rinjëve nga fshati Gadime kjo ishte fitorja e katërt me radhë dhe e gjashta në përgjithësi.

Termo Labi mposhti me vështirësi Prugocin & 7 Vëllezërit, në një sfidë ku djelmoshave nga Topliqani i'u deshtë të djerësinin shumë për të arritur fitorën, tani skuadra e Termo Labit janë në rrugë të mirë për tu inkuadruar në playoff, fazë të cilën e ëndrrojnë tani e disa sezone.

Nata e djeshme u mbyll me fitorën e madhe të Mercedes kundër Yjeve, skuadra e benzave ishte në avantazh gjatë gjithë takimit dhe nuk e rrezikoi në asnjë moment fitorën, goli i vetëm i Yjeve u shënua në fund të takimit atëherë kur s'kishte mbetur kohë për të provuar rikthimin e rezultatit.

Këto ishin rezultatet e plota:

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments