Informohu në çdo moment.

Apr 29, 2019

Arbëria fiton 1-0 kundër Vllaznisë, Fidan Bahtiri hero i skuadrës!

Arbëria fitoi 1-0 kundër Vllaznisë, në ndeshjën që u luajt në stadiumin "Sami Kelmendi" në Lipjan, golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi i krahut Fidan Bahtiri.

Arbëria e sheh vetën 6 pikë larg zonës së rrëzikshme pas fitorës së lehtë 1-0 kundër skuadrës që vitin e kaluar luajti në superligë Vllaznisë së Pozhoranit, të cilët pas kësaj humbje e shohin vetën në fundin e tabelës dhe janë shum pranë rënies edhe nga liga e parë.

Dobrajasit nuk arritën ta thyenin dot mbrojtjën mysafire gjatë pjesës së parë pavarësisht rasteve të shumta për gol, ndërsa në të dytën inkuadrimi i këmbë-shpejtit Fidan Bahtiri i solli fitorën skuadrës, Bahtiri shënoi vetëm 4 minuta pas futjes së tij në lojë duke treguar që Meriton vend në përbërjen bazë të skuadrës.

Javën tjetër Arbëria luan si musafire e Vitisë, teksa deri në fund të kampionatit ndeshen dhe me Trepçën, Besën dhe Istogun.

Në mesin e rreth 500 shikuesëve në "Sami Kelmendi" ishin dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti së bashku me stafin e tij.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments