Sot, nga ora 16:30 fillon java e shtatë në superligën e Liga Total, ndeshja derbi mes Mercedes dhe Yjet e mbyll natën futbollistike.
Liga Total ka arritur në atë fazë ku dallohën se cilat skuadra do provojnë playoffin dhe kreun e tabelës dhe cilat skuadra do luftojnë për mbijetesë.
Electro Tech e përforcuar me portjerin Shpejtim Gashi do provojë të vazhdojë me fitore kundër Medvecit dhe të mbetët akoma e konsoliduar në pjesën e lartë të tabelës, skuadra e Medvecit ka nevojë emergjente për pikë në mënyrë që të sigurojë sa më herët mbetjën në superligë dhe të përgaditet pastaj e qetë për sezonin tjetër.
Ndeshje interesante pritët të jetë ajo mes Termo Labit dhe Prugocit & 7Vëllezërit të cilët do kërkojnë pike nga ky takim me qëllim për të qenë sa më lartë në tabelë, Prugoci po shkëlqen me veteranët Jerliu e Gërvalla të transferuar këtë vit, ndërsa skuadra nga Topliqani po ndjek me gjithë fuqinë playoffin që i mungon ksaj skuadre qysh nga fillimi i krijimit si ekip.
Nata e gjatë dhe e bukur mbyllet me derbin mes Mercedes dhe Yjeve, skuadra e Xhelal Osmanit do kërkojë vetëm fitorën dhe këndelljën nga ajo humbje e rëndë në finalën e championsit, ndërsa Yjet e Bajram Murturit do kërkojnë ta kapin kreun e renditjes.
Orari i plotë i kësaj gjiro është ky:

