Sot e katër vjet më pare, në javën e tetë të sezonit të katërt të Ligës Total luhej super-derbi në mes Avni Itës dhe FC Bajramit që përfundoi në të mire të këtyre të fundit me rezultatin 2-1.
Për Bajramin atë botë luante Topi i Artë i sezonit Agon Ramadani i cili shkëlqeu dhe në këtë takim, ndërsa përveq tij për skuadrën nga fshati Banullë luanin edhe lojtarë si Egzon Shabani, Bujar Sinani, Haki Ahmeti, Nehat Flugaj, Xahfer Kaleshi e Mentor Syla.
Edhe Avni Ita ishte shumë e forte me lojtarë si Narcis Alibegu, Kemajl Gashi, Muhamet Dragusha, Getart Hyseni e të tjerë…
Ndeshja filloi me dominimin e skuadrës nga Sllovia që shënonte me Narcis Alibegun qysh në fillim teksa Bajrami riktheu gjithqka më pas me një super Agon Ramadani që ishte në top formë.
Përkundër kualitetit të jashtëzakonshëm të këtyre dy skuadrave, kampion i atij sezoni doli të jetë Gumnasella e cila fillimisht mposhti 4-0 Dobrajën në gjysmë-finale teksa në finale mposhti 2-1 Avni Itën.
