Ylli i Liverpool Van Dijk insiston se nuk frikësohet aspak për përballjën me Messin dhe Barcelonën, duke thënë se janë përgaditur mir për këtë sfidë dhe do jenë ata triumfues.
Të Mërkurën "Reds" do udhëtojnë në Camp Nou për tu përballur me Barcelonën pas triumfit në La Liga dhe arritjës në finale e kupës po synon tripletën këtë sezon.
Messi ka shënuar 46 gola këtë sezon duke asistuar edhe në dhjetë të tjerë, por gjiganti nga Hollanda nuk shpreh aspak shenja frike për përballjën me të.
"Unë mendoj se ai është më i miri në botë" - tha Van Dijk që u shpallë lojtari më i mire i sezonit në Premier Ligë, "Po ju e shihni se si ne luajmë dhe se si mbrohemi, prandaj sdo jetë e lehtë për të".
"Ne nuk mbrohemi dhe as nuk luajmë një-për-një, ne mbrohemi të gjithë bashkë dhe sulmojmë si skuadër kështu që ne, ne do jemi gati"
"Situata është që ne do përballemi me një skuadër tepër të mire që ka lojtarë tejet kualitativ dhe jo vetëm Messi/n, Ne do përgaditemi mire dhe do jemi gati për tu ndeshur, nuk është që po shkojmë në Barcelonë për shëtitje". - e mbylli fjalimin e tij qendër-mbrojtësi.

