Nesër, në turnirin Prilli '99 që po mbahët në Sllovi do luhën 3 ndeshjet e radhës, nga të cilat do vendosën 3 skuadrat më të mira.
Electro Tech - Shokët është takimi që e hap këtë gjiro, skuadra e Electro Tech arriti në mesin e gjashtë më të mirave pa lojë ndërsa Shokëve ju desht të djerësinin në raundin e tretë ku mposhtën me rezultatin e ngushtë 2-1 skuadrën e Ibrahim Krasniqit.
Në takimin e dytë luajnë Autogoma Ximi kundër Gafurr Hysenit, skuadra e Autogoma Ximit ka krijuar antipati tek tifozët pas fitorës ndaj favoritëve të tifozëve Market Xhetit e akoma më shumë antipati kjo skuadër mori pas fitorës së raundit të tretë me polemika të mëdha kundër 7 Vëllezërve, në anën tjetër Gafurr Hyseni janë një skuadër tejet simpatike që bazohën më së shumti në përvojën e dyshës Arbnor Hyseni-Mentor Syla si dhe talentit të portës Besart Hazirit.
Nata mbyllet me ndeshjën super ekstra të nxehtë mes kampionëve Te Sokoli dhe yjeve të Akllapit, kjo ndeshje pritët të jetë më e bukura e turneut dhe definitivisht mund të cilësohet si finale para finalës, dhe ja vlen që të shikohët nga të gjithë.

