Informohu në çdo moment.

Apr 13, 2019

Gjiro e pestë e ligës së parë me shumë befasi, Marigona J humbet ndeshjën por jo lidershipin.

Humbja e Marigona-J kundër Gadimes së epërme ishte befasia më e madhe e kësaj gjiroje në ligën e pare, ndërsa ndeshje e bukur u zhvillua në derbin mes Rufcit dhe Mazgitit.

Skuadra nga Dobraja e Marigona J pësoi humbjën e parë të sezonit kundër skuadrës së Gadimes së epërme, ndeshja ishte mjaftë e luftuar dhe e bukur teksa rezultati përfundimtar ishte 3-2, përkundër humbjës Dobrajasit nuk e kanë humbur lidershipin në ligën e parë.

Mazgiti ishte pak më e mirë se rivalët e Rufcit duke i mposhtur me rezultatin komod 3-1, Besart Petreshi dhe skuadra e tij kështu vendosin kandidaturën për një vend që dërgon në playoff, ndërsa Rufci mbetën në pozitë të mire pavarësisht humbjës.

Eurokos shkatërroi nënkampionët e sezonit të kaluar Besëlidhjen me rrezultatin e thellë 5-0, skuadra e Arber Kelmendit tani ndodhët në pozitën e dytë me 3 fitore dhe 2 barazime në 5 ndeshje ndërsa  Besëlidhja asesi të këndellet dhe në 5 gjirot e tanishme numëron plotë 4 humbje.

Rezultatet e plota të ditës së sotme ishin:


Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments