Informohu në çdo moment.

Apr 13, 2019

Polemika dhe pakënaqësi në ndeshjet e sotme të "Prilli '99", këto janë rezultatet!



Nata e sotme vuri përballë 10 skuadrat më të mira në turneun Prilli '99, përpos futbollit të bukur e atraktiv pati dhe shumë polemika.

Ndeshja e tretë ishte më problematikja, Autogoma Ximi mposhti në këtë takim 7 Vëllezërit me rezultatin e thellë 5-1, mirpo ky rrezultat nuk tregon aspak drejtë atë qfarë ndodhi në fushë. Skuadra nga Sllovia avancoi e para mirpo menjëher reaguan skuadra Lipjanase të cilët e morrën lojën në dorë dhe shënuan shpejtë golin e barazimit. 

E menjëher pas atij goli ndodhi edhe ajo që s'pritej, skuadra e 7 Vëllezërve u dëmtua rëndë nga gjyqtari Shillova i cili përveq faulleve e vendimeve në favor të skuadrës së Ximit dha edhe karton të kuq pa bazë për mesfushorin e 7 Vëllezërve Baftiun. Skuadra Lipjanase vazhdoi lojën vetëm për rrespekt të martirëve të Sllovisë për nder të të cilëve u organizua turneu, pasi që u lutën dhe nga publiku i pranishëm që ta linin fushën e lojës. 

Nga kampi i skuadrës së qendrës tregtare 7 Vëllezërit shprehen të mllefosur me vendimet gjyqtarëve në ndeshjën e sotme, dhe janë shumë të nërvozuar pasi që mundi dhe djersa e tyre u shkel nga gjyqtari Bajram Shillova. "Tifozët na lutën për ta ndalur lojën, por përshkak të emrit të madh të turneut dhe arsyes që organizohet ky turnir ne e vazhduam lojën deri në fund, jemi shumë nervoz pasi që sa e sa vite këto gjëra sna kan ndodhur askund, të gjithë e panë që ishim më të mirë se kundërshtarët kemi mbetur fjalë".

Kjo nuk është hera e parë e as e fundit që skuadrat vendase favorizohën nëpër turniret e ndryshme në Lipjan, mirpo shpresojmë që të gjithë do vetdijësohen dhe turniret të bartin vlerën kulturore dhe morale që e kishin dikur.

Rezultatet e tjera të ditës së sotme ishin këto: 
Ibrahim Krasniqi 2-3 Shokët
Ardeno 0-2 Te Sokoli
Akllapi 5-2 SportBeka
Gafurr Hyseni 2-1 Vojnoci

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments