Informohu në çdo moment.

Apr 5, 2019

KB Lipjani-KB Bashkimi, Kampionët i pret "Ferri" në Lipjan!

Të dielën, KB Lipjani do luaj kundër kampionëve të kosovës KB Bashkimit brenda në Lipjan, sfida fillon nga ora 19:00 dhe luhët në palestrën Better Life.


 Musafirët nga Prizreni ndodhën në vendin e pestë në tabelë me 12 fitore dhe 13 humbje ndërsa këtë fundjavë udhëtojnë në Lipjan për të barazuar rekordin sezonal, mirpo këtë herë në parket e gjejnë një Lipjan me fëtyr krejtësisht tjetër nga takimet e fillim sezonit.

Skuadra kaltër e bardhë luan pa presion pas fitorës së madhe të javës së kaluar ndaj Boreas me 96 pike kosh-dallim, fatkeqësisht konsolidimi i Lipjanit si skuadër dhe rregullimi i palestrës për t'iu përshtatur kushteve të superligës erdhën vetëm në fazën pranverore sepse nëse Lipjanasit do ishin të njejtit qysh nga fillimi atëher kjo sfidë do ishte pa asnjë dyshim ndeshje direkte për fazën play-off.

Kampionët humbën sfidën e fundit nga lideri Z Mobile Prishtina me rezultatin e ngushtë 91-102 në një ndeshje ku shkëlqeu qendra Jordan Capps me 31 pikë e 12 kërcime, ndërsa Lipjani mposhti rivalin direkt AFK Borean me rezultatin e thellë 150-54 në një ndeshje të cilën u realizuan 2 triple-double nga Musab Mala(26/18/13) dhe Mike Mitchell (30/14/13).

5shët startuese të skuadrave pritët të jenë këto:
KB Lipjani: Musab Mala, Qëndrim Demi, James Johnson, Arian Mehmeti, Mike Mitchell
KB Bashkimi: Martin James, Haney Jr., Drilon Hajrizi, Lamar Wofford dhe Jordan Capps.

Stafi i skuadrës vendase është duke përgaditur një organizim madhështor për ndeshjën ndaj kampionëve aktual, Bashkimi ka nevojë për fitorën ndërsa Lipjanasit duhen vetëm të argëtohën në këtë fund sezoni si dhe të përgaditen sa më mirë për ndeshjet e barazhit, të cilat me cilësitë që skuadra kaltër e bardhë ka pritët të jenë vetëm formalitet.

Biletat do dalin në shitje ditën e ndeshjës, ato në tribuna do kushtojnë 1 euro, ndërsa biletat VIP apo në parket do kushtojnë 2 euro, salla pritët të jetë e mbushur si qdoherë kur Lipjani ka luajtur në shtëpi.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments