Informohu në çdo moment.

Apr 4, 2019

Edhe në ndeshjën e dytë pati nevojë për penallti, finalja e madhe Fox Group-Mercedes Benz!

Liga e kampionëve në Kosovë dhuroi emocione të shumta në takimet e sotme kthyese të gjysmë-finaleve, të dyja ndeshjët paten nevojë për penallti në mënyrë që të caktohën finalistët.

Mercedes Benz kalon në finale pasi triumfoi në penallti kundër skuadrës kampione të Liga Total- Lipjan Bryma Tex, ndeshja e rregullt përfundoi 1-0 për skuadrën e Brymës me q'rastë u barazua rezultati I ndeshjës së pare që e fituan skuadra e Xhelal Osmanit me po të njejtin rezultat dhe ndeshja shkoi në llotarinë e penalltive.

Penalltitë I takuan skuadrës së Mercedes Benz të cilët ishin 100% të saktë me 3 gola nga 3 goditje ( Gjinovci, Mehmeti, Kryeziu) ndërsa portjeri Egzon Ismajli priti goditjën e super yllit Taulant Rusinovci duke i bërë të pavlefshëm goditjët e sakta të Hajdinit dhe Hamitit.

Finalja e madhe do jetë Fox Group - Mercedess, ndeshja pritët të jetë spektakolare dhe pritët të ndiqet nga mijëra tifozë. 

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments