Dental mposhti 4-2 Fox Group duke barazuar kështu shifrat e ndeshjës së pare dhe duke e quar sfidën në penallti, fatkeqësisht për ta aty takuan kundërshtarin më jo-adekuat dhe u mposhtën nga skuadra e Dhelpërave.
Mentor Mejzini dhe skuadra e tij u shokuan nga Ferizajasit e Dentalit, të cilët jo vetëm që luftuan denjësisht përballë kampionëve por dhe I mposhtën me rezultatin 4-2 duke anuluar rezultatin e ndeshjës së pare që u fitua me po të njejtat shifra nga skuadra e gjigantëve të Call Center.
E në llotarinë e 11 metërshave, njejtë si na bënë dhelpra në mes fanellës së gjelbërt neve me sy, ashtu i'a bëri dhe fati skuadrës së Adrian Kajtazit, të cilët u treguan më të mire nga pika e bardhë dhe tani janë finalistë dhe kanë mundësinë e artë që ta mbrojnë titullin e fituar në sezonin e kaluar.
Fox Group në finale do pres njërën nga Bryma Tex apo Mercedess Benz, në ndeshjën që tani për tani është tërësisht e barazuar kjo pasi që skuadra e Bledion Brymës po fiton 1-0 duke barazuar rezultatin e ndeshjës së pare të cilën e fituan Benzat me po të njejtin rezultat.

