Gjiro e rradhës do jetë e ndryshme për 3 skuadrat Lipjanase që luajnë në kuadër të ligës së pare dhe asaj të dytë, Arbëria pret Vllaznimin e Gjakovës, Minatori udhëton në Prishtinë për tu ndeshur me Kosova(P) ndërsa Ulpiana e pret në shtëpi skuadrën e Kastriotit.
Të triat fituan në gjiron e fundit madje bindshëm e me lojë tejet atraktive, mirpo gjiro e radhës sjell sfida të reja dhe të rëndësishme për ecurinë e kampionatit.
Arbëria në gjiron e 23 të ligës së pare që luhet këtë vikend pret skuadrën e Vllaznimit të Gjakovës e cila ndodhët në pozitën e 4 në tabelë që të dërgon në ndeshjet barazh për Superligë, aty dhe ku ishte synimi I skuadrës Dobrajase në fillim të sezonit. Ecuria e dobët në Pranverë e ka bërë skuadrën tani më të drejtuar nga Nusret Llugiqi të stagnojë dhe të mbetët prapa kundërshtarëve direktë për këto pozita, ndeshja e fundit e cila u fitua në Banjë ndaj skuadrës së Onix I lë me shpresë "Stuhinë e kuqe" të cilët në rast fitoreje në fundjavë do ishin vetëm 8 pike larg vendit të katërt.
Ulpiana si kundërshtar në këtë fundjavë do ketë skuadrën e Kastriotit të cilën e kishte mundur në sezonin vjeshtor 2-0 si musafirë në Ferizaj, skuadra e Megzon Visokës ka shkëlqyer në gjysmë-sezonin pranverorë duke I rënditur rradhazi fitorët dhe tani ndodhët vetëm 2 pike larg vendit të pare që mbahët nga Dardana e Kamenicës. Ardhjet e reja në skuadër të ardhur drejtëpërdrejtë me kërkes të Visokës po tregojnë kualitetet e tyre mirpo prap se prap boshti I skuadrës mbetët super katërshja vendase Kelmendi-Baftiu-Emini-Kaleshi.
Minatori udhëton në kryeqytet për tu përballur me Kosovën e Prishtinës në një sfidë që sa dukët e lehtë aq mund të jetë edhe dardhë me bisht, pasi që skuadra vendase vitin e kaluar ishte pjesë e ligës së pare e edhe pse shanca nuk kanë për barazh e as për trofe prap se prap mund ti prishin punë skuadrës së Faruk Statovcit të cilët duhët të jenë të kujdesëshëm pasi i'u duhet fitorja në mënyrë që të qëndrojnë në garë për 2 pozitat e para dhe të mos lëshojnë terren ndaj kundërshtarëve direkt Ulpianës, Dardanës e Lepencit.

