Të dielën nga ora 17:00 në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë luhet derbi i javës së 26të në elitën e basketbollit kosovar.
Z Mobile Prishtina pret në fundjavë rivalët më të mëdhenjë të këtij sezonit skuadrën suharekase të Golden Eagle Yllit në një sfidë që pritët të dhuroj spektakël të jashtëzakonshëm dhe rivalitet të madh në parket. Kryeqytetasit mposhtën kampionët e Bashkimit në javën e fundit me 11 pikë epërsi, ndërsa Ylli e pati më të vështirë pasi mposhti me vetëm 5 pikë dallim mysafirët e Ponte Prizrenit.
Vendasit e kan siguruar pozitën e parë në tabelë pasi që kan 25 fitore në po aq ndeshje ndërsa skuadra musafire e Golden Eagle Yllit ka 18 fitore dhe 7 humbje në 25 takime dhe kanë nevojë vetëm dhe për 1 fitore për të siguruar pozitën e dytë në tabelë.
5shet startuese pritët të jenë:
Z Mobile Prishtina: Divine Myles, Dardan Berisha, Milaile Tmusic, Fis Rugova, Denis Krestinin
Golden Eagle Ylli: Leo Mekaj, Alban Veseli, Romello Banks, Garius Holloman, Bambale Osby.
Edhe rivaliteti në tribuna pritët të jetë spektakolar mes Plisave dhe Xhebrailave, kjo pasi që ndeshja ka rëndësi shumë të madhe njejtë si për rekordin 100% të kryeqytetasëve po ashtu edhe për vendin e dytë të skuadrës nga Suhareka.

