Informohu në çdo moment.

Apr 25, 2019

KB Lipjani humb në Gjakovë, por gjithqka vendoset të shtunën në Lipjan.

74-71 humbi Lipjani në "Shani Nushi" përballë Vëllaznimit vendas, por një fitore me 4 pikë avantazh brenda në Lipjan e mban skuadrën në superligë.

KB Lipjani do luajë ndeshjën më të rëndësishme në historinë e saj këtë të shtune në sallën "Better Life", një fitore me diferencë +4 i mbanë "Tigrat" edhe më gjatë në superligë.

Skuadra ka bërë thirrje që të gjithë shikuesit të jenë në sallë për të përkrahur fuqishëm skuadrën që të japin maksimumin e tyre për të mbetur akoma në elitën e basketbollit Kosovar, aty dhe ku i takon me të drejtë.

Stafi dhe sponzorët e shumtë kanë premtuar se skuadra për sezonin e ardhshëm do jetë me fytyrë krejtësisht tjetër dhe dukshëm më e kompletuar, dhe qëllimi do jetë playoffi e jo mbetja në ligë.

Pesëshja e mundëshme e KB Lipjanit të shtunën:

Musab Mala, Qëndrim Demi, Mike Mitchell, Dren Rexha, Arian Mehmeti ndërsa lojtarin e gjashtë në parket pritet ta luajnë Ultras "Tigrat" dhe të gjithë shikuesit Lipjanas.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments