Informohu në çdo moment.

Apr 25, 2019

Fox Group përsëri kampion, shuplakë fytyrës në finale Mercedesit.

Fox Group shkatërroi Mercedesin në finalën e Kosova Champions League me rezultatin e thellë 5-0, Mentor Mejzini dhe Agon Llugiqi kryen gjithqka me klasin e tyre përball të cilit kundështarët ishin të pa denjtë.
Ndeshja nisi thjeshtë dhe pa rrezik me fushën që ngjasonte si një lojë shahu,  Mercedesi e nisi duke mbajtur topin në kontroll dhe rrezikuan të parët me Ardit Bytyqin që goditi por Muzaqi ishte në vend.
Minutat në vazhdim i përdori Fidan Bejta i cili me një seri goditjesh mirpo ishte tre herë i pasaktë.

Krejt qka pamë në fundin e pjesës së parë të takimit ishin disa goditje nga Milicaj në njërën anë e Gjinovci nga ana tjetër që patën disa gjysmë raste.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht tjetër nga e para, pati më shumë raste por edhe gola, rrjetën e parë e tundi Astrit Salihu i cili pas një gabimi të Gjinovcit realizoi super golë duke mos i lënë asnjë shanc portjerit Ismajli.
Menjëher pas golit të parë erdhi i dyti, këtë radhë Mejzini e la të shtangur portjerin e Mercedes që definitivisht mund të kishte bërë më mirë.

Mercedesi nuk diti të reagoj as në vazhdim dhe nuk rrezikoi thuajse asnjëher teksa Dhelpërat e deshën fitoren më shumë dhe realizuan edhe tre herë të tjera, dy gola i shënoi Llugiqi që po luante hajgare me kundërshtarët, ndërsa edhe për golin e 5-0 ai kreu punën më të madhe duke asistuar për Egzon Hasanin.

Lojtari më i mirë i turnirit u shpall Mentor Mejzini, teksa titulli portjeri më i mirë i takoi Petrit Budakovës, Fox Group festuan titullin teksa shumica e lojtarëve të Mercedes nuk morrën as medaljet.

Notat e lojtarëve:
(Mercedes):
Egzon Ismajli 4,5
Drilon Paqarizi 5,0
Getart Hyseni 6,0
Ardit Bytyqi 6,0
Oso Gjinovci 4,0
Ermir Kryeziu 3,5
Alban Mehmeti 5,5
Leonis Gashi nuk luajti mjaftueshëm.

(Fox Group):
Ardian Muzaqi 6,0
Fidan Bejta 6,5
Mentor Mejzini 8,5
Mark Milicaj 6,5
Melos Kelmendi 8,0
Agon Llugiqi 8,5
Astrit Salihu 7,5
Liridon Veliu 5,5
Egzon Hasani 6,0



Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments