Informohu në çdo moment.

Apr 25, 2019

Këto gjashtë super-skuadra kërkojnë fitorën e turnirit "Shaqir Hoxha"

Turniri tradicional "Shaqir Hoxha" ka ardhur në fazën e tij përfundimtare, nga 39 skuadra që filluan turnirin tani kan mbetur vetëm gjashtë.

Nata e parafundit e ndeshjeve në turnirin "Shaqir Hoxha" hapet me sfidën derbi mes dy ekipeve kualitative Ardenos dhe Drenasit 03, këto dy skuadra janë paraqitur mire qysh nga fillimi dhe kan arritur pa problem në këtë fazë madje duke eleminuar skuadra të forta si Auto Gajtani e Mobi Gega.

Në takimin e dytë luajnë skuadra e Shaqir Hoxhës kundër Plakiqëve, skuadra që mbanë emrin e dëshmorit pavarësisht klasit që ka në lojtarë nuk ishte futur në turnir për të dalur triumfuese mirpo arritën deri këtu dhe tani do kërkojnë triumfin final.

Dita mbyllet me sfidën mes skuadrave Hilli dhe Bytyçt në një sfidë jo më pak të rëndësishme se dy të parat që pritet të jetë shumë e luftuar.

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments