Informohu në çdo moment.

Apr 26, 2019

10 vjeqarët e KF Lipjanit & Pro Football shkëlqyen më shumë se yjet në finale.

3-3 përfundoi takimi i para finalës në të cilin u takuan shkollat e futbollit KF Lipjani përball Fc Pro Football, ndeshja dhuroi emocione të mëdha dhe ishte tejet kualitative.

Të gjithë shikuesit shkuan për të parë finalën mes Fox Group dhe Mercedes, mirpo të gjithë dolën të dëshpruar nga ai takim që nuk i përmbushi aspak pritshmërit, e gjithqka qka do mbahet mend  rreth natës së djeshme do jetë rezultati i thellë 5-0 i finalës dhe ndeshja mes gjeneratave U-10 të KF Lipjanit dhe FC Pro Football.

FC Pro Football e udhëhequr në këtë takim nga trajnerët Burim Surkishi, Lirijon Islami dhe Beqir Dodaj kishte cilësi ekipore më të madhe dhe kësisoji avancuan 2-0 në pjesën e parë, e pos rezultatit ata bënin edhe lojë më të mirë duke rrëzikuar edhe disa herë të tjera, me Emir e Shaip Gashin që shkëlqyen ndërsa edhe portjeri Gentijan Gashi u tregua shumë stabil.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht tjetër, këtu dyshja e trajnerëve Milot Rexhepi & Visar Bardhi inkuadruan në lojë "armën e tyre sekrete" 10 vjeqarin e talentuar Leart Hetemin, i cili me klasin e treguar ndryshoi komplet drejtimin e lojës duke shtuar aksionet sulmuese të Lipjanasve e duke dominuar lojën në mes të fushës. 

Lipjani barazoi shpejtë rezultatin me dy super-finalizime të Ledion Llugiqit i cili ballë për ballë me portjerin finalizoi me gjakftohtësi si të ishte 30 vjeçar e jo 10, Pro Football kaluan përsëri në avantazh  3-2, mirpo KF Lipjani realizuan në fund golin e barazimit për të përfunduar ndeshja me rezultatin e barabartë 3-3.

Në këtë pjesë paraqitje impresive shfaqi portjeri lojtarë i KF Lipjanit Ledion Rexhepi i cili u doartrokitë shpesh herë nga shikuesit për disa pritje të tij heroike.

Të dy ekipet ju dhanë minuta të gjithë lojtarëve që kishin me vete, ndërsa ndeshja u pëlqye shumë nga shikuesit e pranishëm.



Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments