Informohu në çdo moment.

Apr 18, 2019

Java e gjashtë në ligën e parë, mund të ketë ndryshime të mëdha në tabelë.

Këtë vikend luhët java e gjashtë në ligën e parë të Ligës Total në Lipjan, liderët e  Marigona J do provojnë të rikthehen tek fitoret, nënkampionët janë në "fije të perit" ndërsa Gadimja e Epërme luan derbin me Eurokos.

Ky vikend sjellë javën e gjashtë në Liga Total Lipjan, në kuadër të ligës së pare luhen disa ndeshje interesante që pritët të jenë të barazpeshuara dhe të luftuara pasi të gjitha skuadrat kan shancet e tyre.

Gadimja e Epërme pas fitorës kundër liderëve të Marigona J do provojnë të mposhtin edhe një kundërshtar tjetër direkt për kalim në superligë si Eurokos, skuadra e Arber Kelmendit do mundohen ta ndryshojnë trendin negative të skuadrës së tyre që tani e sa vite dështon gjithmonë në fund arritjen e objektivave pavarësisht që janë gjithnjë shumë afër.

Marigona J kërkon rikthimin tek fitorja në përballjën kundër skuadrës së Shokëve nga Medveci, Shokët ndodhën aty afër playoffit ku edhe do temtojnë të jenë në fund të sezonit teksa skuadra nga Dobraja do kërkojë të rrëmbejë tre pikëshin në këtë takim e të vazhdojë akoma të jetë e para në tabelë, por se a do munden ata të thejnë portën e të talentuarit Besart Haziri mbetët të shihët.

Beslidhja nënkampione e sezonit të fundit ndodhët një hap para humnerës, një humbje tjetër dhe ata do shkatërroheshin totalisht. Ndeshja përballë Banullës mund të jetë pika e tyre e kthesës ose dështimi i tyre total, barazimi nuk kryen aspak punë.

Orari i plotë i ndeshjeve është ky:

E Shtunë:

18:00 | Magurja - Dreni
18:40 | Gadimja Epërme - Eurokos
19:20 | Shokt - Marigona J
19:50 | Res. Dielli - Mazgiti
20:30 | Sllovia - Mega Petrol
21:10 | Rufci - Konjuhi

E Diel:

21:50 | Banulla - Besëlidhja
22:10 | Gzimi Market - Illyria

Comments system

Disqus Shortname

follow me on facebook

Popular Posts

Popular

Recent

Comments